Beteja e Çanakkalesë: Shqiptaria gjendet në gurët e varreve
Në këtë muaj bëhen plot 101 vite (1915) nga beteja e famshme e Çanakkalesë, e njohur ndryshe në literaturën angleze
Perandoria Britanike bashkë me Francën u përpoqën të pushtojnë Kostandinopojën (Stambollin e sotëm), kryeqytetin e Perandorisë osmane në atë kohë.
Një betejë e jashtëzakonshme u zhvillua ndërmjet forcave aleate të udhëhequra nga Britania dhe Franca nga njëra anë, dhe Perandorisë Osmane nga ana tjertër, e mbështetur nga Perandoria Gjermane dhe Austro-Hungaria.
Në betejën e përgjakshme që zgjati plot tetë muaj humbën jetën mbi 112 mijë vetë nga të dyja palët. Disa japin shifrën prej 560 mijë ushtarëve të vrarë. Sulmet e vazhdueshme detare nga forcat aleate u zbrapsën me sukses nga osmanët, edhe pse me humbje të mëdha.
Me interes këtu është fakti se në mbrojtje të Perandorisë Osmane dolën turq, boshnjakë, torbesh, romë, kurdë, arabë dhe shqiptarë.
Dy vjet pas Pavarësisë së Shqipërisë dhe Luftrave Ballkanike, shqiparët nuk nguruan t’i dalin në mbrojtje të asaj çfarë kishte mbetur nga Perandoria Osmane. Kështu, disa mijëra njerëz nga të gjitha trojet shqiptare marshuan drejt destinacionit final, Çanakkalesë, nga ku shumë prej tyre nuk do të ktheheshin kurrë.
Thuhet se ky numër ishte afërsisht 10 mijë syresh. Megjithatë shifra e saktë nuk dihet. Fotot e mëposhtme janë marrë nga varret e atyre dëshmorëve. Në epitafet e tyre nuk është i shënuar emri, por qyteti nga kishin ardhur, si Mitrovica, Prizreni, Gjilani, Elbasani, Shkupi, etj.
Kjo betejë ishte nga fitoret më të mëdha të Perandorisë Osmane gjatë luftës, e që i dha një dimension tjetër të gjithë shekullit XX. “Lufta e fundit e Xhentlmenëve” siç njihet ndryshe, hodhi edhe themelet e luftës së pavarësisë të Turqisë moderne.