Beteja për Lezhën, flasin kryesuesit e listës së PS, PD dhe LSI. Ja çfarë premtojnë (Video)

Edhe pse në Lezhë, këto zgjedhje, simbolet dhe banderolat e partive politike, fushata ka arritur pikun e saj.

Kryesuesit e listës së kandidatëve për deputetë nga Partia Socialiste, ajo Demokratike dhe LSI kanë vendosur në qendër të programit të tyre pikë që kanë rëndësi për elektoratin.

Lindita Nikolla, kryesues e listës së socialistëve në Lezhë premton punesimi dhe mireqenie për qytetarët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nikolla: Për t’u ndarë nga gjithçka e keqe që ka mbizotëruar në të shkuar dhe për mundësuar një betejë të re dhe për ta fituar atë, që është beteja për punësimin dhe mirëqenien në Lezhë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryesuesi i Listes së Partisë Demokratike Aldo Bumçi shprehet se bilanci negativ i qeverisë në këto 4 vite dhe programi që ofron Basha janë një avantazh për të djathtët.

Bumçi: Nxitja e punësimit, ku dy elementët kryesor janë 100 milionë euro për bujqësinë, e dyta paketa më stimuluese për biznesin. Çdo biznes i vogël, sot tavani është 50 milionë lekë xhiro në vit, ne do ta çojmë këtë tavan në 120 mln lekë në vit.

Ndërkohe kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim Viktor Tushaj shprehet se kjo force politike i njeh mire problemet e qytetareve dhe angazhohet për zgjidhjen e tyre.

Tushaj: LSI dhe përfaqësuesit e saj do të angazhohen maksimalisht në zgjidhjen e problemeve, halleve dhe shqetësimeve të njerëzve.

Qarku i Lezhës dërgon 7 mandate në Kuvend, ndërsa në zgjedhjet e 2013-tës PD fitoi 4 deputetë, PS 2 dhe LSI një deputet.

/Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?