Beteja për Strugën, betejë për Atdheun

Nga Azgan HAKLAJ

Shqiptarët kanë hyrë në mijëvjeçarin e tretë, si një komb, të cilit historia i ka caktuar një rol të dorës së parë, nē zhvillimet politike në rajon.
Në ruajtjen e ekuilibrave politikë, etnik, e kulturorë, paqes e stabilitetit në Ballkan.
Ruajtjen në këtë pjesë të trazuar të kontinentit të dy arritjeve më të qenësishme të civilizimit perendimorë BE-së dhe NATOS.
Rikthimi i shqipetarëve si popull me një rol të dorës së parë në teatrin Ballkanik dhe Evropian të historisë, nuk i befason aspak studiuesit e zellshëm të saj ,diplomatët serioz e vizionarë, aq më pak aleatët tanë të mëdhënj SHBA e BE.
Keta aleatë e shohin stabilitetin afatgjatë të Ballkanit,
me Integrimin e tij në NATO e BE, demokratizimin e tij të plotë,politika të fqinjësisë së mirë sëbashku.
Respektimin e plotë e pa kushte të lirive dhe të drejtave të pakicave etnike i shohin si garancinë më të mirë ,për sigurinë, mbrojtjen e përbashkët ndaj kërcenimit të ekspansionit politik dhe ushtarak të Perandorisë së Re Ruse dhe aleatëve të saj të cilët kanë një peshë jo të vogël në zhvillimet e sotme ndërkombëtare.
Edhe përkundër faktit se shqipetarët janë të ndarë në 5 shtete, janë më të ndergjegjësuar se asnjëherë më parë për identitetin autentik e të lashtë Evropian. Ata janë të vetëtijshëm se historia e tyre nuk është e ndertuar me mite e gënjeshtra trashanike si ajo e Greqisë dhe Serbisë.
Historia jonë është me fakte të pakundërshtueshme,të qarta, kokëforta, aksiometrike.
Një histori e lashtë etniciteti , shtetformimi , kulture e civilizimi ,nga i cili buron vetë Qytetrimi Greko-Romak.
Ky binom u ba identiteti i Qytetrimit të sotëm Evropian, i demokracisë, së drejtës juridike, e më në fund i filozofisë së besimit dhe iluminizmit në Kontinentin tonë.
Sot shqipetarët kudo që ndodhen në Preshevë, në Mitrovicë,Maqedoni,apo në Mal të Zi nuk mund të vriten,të dhunohen e dëbohen si më parë me operacione të spastrimit etnik ,e aq më pak të pranojnë statusin e qytetarëve të dorës së dytë.
Keto ëndrra të segmenteve të nacionalizmit shovinist, akoma prezente në politikat dhe qeveritë e Beogradit të Maqedonisë, Malit të Zi apo Greqisë tashmë janë shuar.
Të bindur se në fushëbetejë nuk përballen me 10 milion shqipetarë, qarqet antishqiptare sllavo-greke, të dirigjuara nga Moska i janë rikthyer politikës së vjetër;
” Perça e sundo”.
Pas grushteve të nokautit që morën me skenarët e organizuar, me ndarjen e Mitrovicës,ndarjen e Maqedonisë, në tentativën e grushtit të shtetit në Mal të Zi ,e së fundmi skenarin e luftës civile në Shqipëri, ustallarët e vjetër kanë projektuar Strugën si gjah të radhës ,ashtu siç e patën projektuar në vitin 2009 por patën deshtuar me turp.
Nuk bëhet fjalë për ta sulmuar me avionë, tanke ,apo topa për të vrarë banorët e sajë.
Objektivi i atyre që i kanë bërë hesapet pa hanxhinë, siç thotë një fjalë e urtë popullore, është përçarja e partive politikë shqipëtare, dhe e kandidatëve shqipëtarë në zgjedhjet lokale të 15 tetorit.
Me anë të kësaj përçarje dhe shpërndarjes së votave, mendjet diabolike ta shovinistëve maqedonë shpresojnë fitoren ëndrrimtare te tyre.
Kjo do të thotë qeverisja e Strugës Shqipëtare dhe e banorëve të sajë nga një kryetar sllav( guvernator), politika diskriminuese ndaj shqipëtarëve, të cilët janë zotër shtëpie prej mijra vjeçarësh.
Më në fund ndryshim i strukturës etnike, i emrit dhe identitetit të këtij qyteti ,të cilin për nga rendësia që ka për kombin,per të sotmen dhe të ardhmen e tij, e emertojnë Strasburgu Shqipetarë, çka do të çonte
në frenimin e projektit të bashkimit kombetarë.
Po përse eshtë kaq e rendësishme për shqipëtarët dhe njëherësh kaq e lakmueshme nga shovinistët maqedonë Struga jonë.
Struga është kërthiza e trojeve etnike shqipetare.
Historia na tregon se ketu janē ndërthurur mbretëritë dhe qytetrimet tona të famshme
Iliro-Epirito-Dardane, të cilat kanë shpërndarë dritën e lirisë, qytetrimit e zhvillimit ekonomok e kulturorë në të katër anēt e trojeve Pellazgo-Iliro-Arbërore.
Qytetrimi i Lynkassëve, stërgjyshërve tanë ka populluar prej mijra vjetësh Ohrin, Srugën dhe hapsira të gjera të kësaj treve.
Mbi themelet e këtij qytetrimi u krijua Mbretëria Ilire katër shekuj para Krishtit.
Mbreti Bardhyl nē moshēn 90 vjeçare printe në ballë të kalorsisë së tij kundër falangave maqedonase .
Beteja për Strugën eshtë aq e vjetēr sa vetë historia.
Sruga ishte pjesë e Shtetit të Arbrit 800 vjet më parë krijuar nga Progoni me tē bijtē Gjinin dhe Dhimitrin.
Nga Struga rrjedh Drini.
Nga këtu fillon kilometri i autostradës më të gjatë,më të bukur ujore të trojeve shqipëtare, në të dy anët e të cilēs është ruajtur me fort se kudo geni shqipetar.
Eshtē ruajtur gjuha,liria ,gjurmët e qytetrimit Iliro-Arbërorë, e drejta zakonore e shqipetarëve, Eposi i Kreshnikëve, folku dhe mitologjia.
Këtë madhështi na e përshkruan bukur zeri brilant i Shkurte Fejzës.
” Rrugës time për Shqipëri
Më ka përcjellē ai Drini i Zi
E u nisa për me dalë
Porsi vala e Drinit të Bardhë.
Xhamadani vija vija
Eshtë Kosova është Shqipëria
Rreh si zemër çiftelia
Sa e madhe ështē Shqipëria”.
Muaji gusht na kujton betejën e Ohrit të 15 gushtit 1465, ku heroi Kombëtar Gjergj Kastrioti (Skenderbeu) i shpartalloi ushtritë e bashkuara turko-maqedone.
Është gushti i Hasan Prishtinës, ideologut dhe prijësit të Kryengritjes së Pavarsisë , i cili nga Shkupi i çliruar nga luftëtarët e Tij ,Bajram Currit, Isa Boletinit nē gusht të vitit 1912 hartoj projektin e shtetit Komb ;
“Katër vilajetet në njē shtet,me kryeqytet Shkupin”.
Në përpjekjet për çlirim kombëtar e shpalljen e pavarsisë së Shqipërisë,Struga dhe Ohri kanë kontribut të shquar.
Veçojmë nga Struga firmētarin e Aktit të Pavarsisë
Nuri Efendi Sojlliun.
Viprimtari i çeshtjes kombëtare, patrioti, atdhetari doktori i Medicinës Ibrahim Temo, drejtues i gazetes ” Hereket” Bruksel (viti 1896 ) drejtues i gazetës ” Sada” ( Rumani , viti 1898) .
Ai ngriti në këmbë Revolucionin Xhonturk për kufizimin e pushtetit absolut të sulltanit dhe kontriboi për shpalljen e pavarsisë.
Dha kontribut të madh për hapjen e shkollave shqipe dhe mbështeti Alfabetin Latin në Kongresin e Manastirit.
Në Ohër lindi atdhetari e publicisti i Rilindjes Kombetare Dervish Hima.
Ai është autor i manifesteve radikale për luftë mbarëkombetare kundër Turqisë, i cili u burgos dy herë.
Kontriboi jashtëzakonisht në njësimin e Gjuhës Shqipe në Kongresin e Manastirit.
Nënshkroi Dekleratën e Pavarsisë, mori pjesë në Kuvendin e Vlorës dhe u zgjodh antar i pleqësisë.
Rilindja Kombëtare ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm për çeshtjen Kombëtare që nga Liidhja Shqiptare e Prizerenit.
Vellezrit Frashëri janë truri i pregatitjes të platformës, ku shqiptarët për herë të parë startuan me program të qartë politik i cili u ba frymzim për etërit e pavarsisë të Shqipërisë.
Ismail Qemali,Hasan Prishtina, Isa Boletini, Bajram Curri, Dedë Gjo Luli ,Mehmet Pashë Deralla, Luigj Gurakuqi, Vehbi Dibra, Dom Nikoll Kaçorri.
Kontributin e vëllezërve Frashri e ka gdhendur në vargje poeti jonë Koçi Petriti.
” Tre Vëllezërit Frashri
Sa për tre Tomorë
Në tre kontinete
Shkelin për një Vlorë.
Tomori eshtë Mali Zot i Dodonës Pellazgjike, i heroit të betejës së Qerbelasë Abaz Aliut të cilin e vizitojnë mijra peligrinë nga e gjithë bota me dt 20 -25 gusht të çdo viti.
Tomori është fron i Perendive.
Aty Zoti flet Shqip me atë gjuhë që ka folë Aleksandri i Madh,Pirroja,Mbretërit ,Bardhyli ,Genti e Teuta.
Me këtë gjuhë ka folë shpata e Skenderbeut,pena e Rilindasve të Mëdhenj,gjoksi shkëmb i Mic Sokolit,diplomacia e Ibrahim Rugovës, pushka liberatore e Adem Jasharit, Ramush Hardinajt, Ali Ahmetit.
Eshtë Gjuha shqipe që po bëhet gjuhē zyrtare në Maqedoni.
Koha kërkon që shqipëtarët të jenē unikë rreth gjuhēs dhe flamurit me devizën”
“Një komb, një Atdhe, një Shtet”.
Dalja me shumë kandidat e partive shqipëtare nē Strugē dhe në tē gjitha rajonet ku ata demtojnë njëri tjetrin është e pafalshme fatale,vetēvrasje politike,dhe një tradhëti ndaj interesave kombëtare.
Unioni Artistik i Kombit Shqipetar u ban thirrje Shqipëtarëve atje , partive dhe kandidatëve të tyre ,të jenë të bashkuar dhe të vendosur për një kandidaturë konsensuale të provuar që meriton votëbesimin nën Emblemën e Shenjtë, Flamurin Kuqezi.
Ky betim solemn djeg skenarin maqedonas të përçarjes,të ndarjes së Strugës nga Veleshta ,i provuar edhe në vitin 2009 por që deshtoj me turp atherë dhe do tē deshtojë dhe tani.
Unioni Artistik i Kombit Shqipetar i i vetëdijshëm për rendësinë jetike që ka Struga për historinë e sotme e të ardhme të Atdheut tonë u propozoi dhe e finalizuan Trinjakzimin e Strugës, Sarandës dhe Tropojës.
Ky trinjakzim është trinom Iliro-Epirito-Dardan, është Trini e Shenjtë,trekëndësh historiko-kulturorë.
Lidhjet e Strugës, të Tropojës Dardane dhe të Epirt të Pirros së Madh kanë ekzistuar nē kordinim prefekt, bashkëveprim të sinkronizuar sa herë është venë në pikëpyetje liria e identiteti ynë.
Mjafton të kujtojmë Besëlidhjen e Lezhës apo vatrat më të shquara kundër Tanzimatit ishin vilajeti i Shkupit ,nën udhëheqjen e Dervish Carës, Janinēs ,nën udhëheqjen e Zenel Gjolekës dhe Rrapo Hekalit,Malsia e Gjakovēs , Tropoja e Dardanisë nën Udhëheqjen e Binak Alisë.
Keto kryengritje kishin shpërthyer kur mbarë Evropa shkundej nga Revolucioni kapitalist i vitit 1848.
Shqiptarët kur të votojnë me dt 15 tetorë duhet të kujtojnë vargjet e shenjta tē Hymnit Kombetar.
“Rreth flamurit të përbashkuar
Me një deshirë e njē qellim
Të gjithë atje duke u betuar
Ta lidhim besën për shpetim.

SHKARKO APP