Betejë Ramës, jo stadiumit!
Nga Edmond Arizaj/A i duhej Shqipërisë “Rruga e Kombit”? shumë atëherë thanë jo. E kundërshtuan, e sulmuan, e akuzuan.
Por Sali Berisha vendosi, dhe u be. Beri shume mire. Ata qe dje akuzonin per 200 milioneshin e korrupsionit, sot kane harruar fare dhe merren me “hallet” e tyre, duke ecur ne ate rruge qe e mallkonin.
Asnje ndryshim me stadiumin. Veprat e medha, perhere e kane ndonje “klecke”. Edhe ky stadium do kete klecken e tij, te gjate, te gjere, apo te larte kjo s’ka rendesi. E rendesishme eshte qe pas pese vjetesh te gjithe do shkojne te shohin kombetaren, ashtu si sot, te gjithe kalojne mbi rrugen e Kombit…
Ka kulle? E ce pastaj? I keni numeruar sa kulla ka Tirana dhe te gjitha te shemtuara.
Bllokon trafikun? Ne kemi kaq vite te zene kaps. Tjetri thote do ua bllokoj edhe qendren edhe s’ndihet njeri jashte FB.
Prishet modeli “fashist”? Besoj ata qe e pretendojne kete kane probleme halucinante, u duket se kryeqyteti eshte ne vitet ’80…
Personalisht me vjen keq per tiransit e vertete, ata qe u dhemb qyteti i tyre dhe qe nuk mundin te ndryshojne dot gje. Sepse ashtu me dhemb edhe mua per Vloren, per fushat prane Coles dhe pyllin e sodes qe tashme jane zhdukur e prere, apo per bregun e detit qe eshte zaptuar pa meshire…
Ky stadium mund t’i jape pak jete Tiranes. Lufta ndaj Rames eshte tjeter gje. Stadiumi tjeter…