Beyonce dhe Kim Kardashian ‘transparente’
Muzeu Metropolitan i Institutit të Kostumeve Artistike organizoi mbrëmjen gala ditën e djeshme më 4 maj.
Beyonce, Kim Kardashian, Rihanna, Jennifer Lopez dhe Sarah Jessica Parker ishin ndër të ftuarat VIP.
Yjet e shoëbiz-it zbritën në tapetin e kuq në Nju Jork, por ato që ranë më shumë në sy ishin Beyonce dhe Kim Kardashian, të cilat kishin veshur fustane të tejdukshme.
Ndryshe nga ato, Rihanna kishte zgjedhur një tjetër lloj veshjeje por që me siguri la gojëhapur shumë persona me arritjen e saj.
Në mbrëmjen gala morën pjesë dhe Selena Gomez, Lady Gaga, Kendall Jenner, Jennifer Lawrence etj.