Bie masiv shkëmbor në aksin Kir-Ndërlysaj, Beci: Rrugë alternative në drejtim të Shkodrës

Aksi rrugor Kir-Lotaj-Ndërlysaj është bllokuar që prej ditës së djeshme si pasojë e rrëshqitjes së një masivi dheu. Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë dëmtim i kalimtarëve apo i punonjësve të firmës që po kryen punimet. Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci thotë se pas bllokimit të këtij aksi të rëndësishëm rrugor që lidh Shkodrën me Dukagjinin. “Që prej ditës së djeshme, si pasojë e shembjes së një masivi shkëmbor në rrugën Kir–Lotaj–Ndërlysaj, pjesë e rrugës së Dukagjinit, Loti II, i projektit që po financohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, në vendin e quajtur “Prroni i Çiverit”, fshati Kir, njësia administrative Pult, është bllokuar segmenti rrugor”, informon Beci.

Postimi  i plotë

Që prej ditës së djeshme, si pasojë e shembjes së një masivi shkëmbor në rrugën Kir–Lotaj–Ndërlysaj, pjesë e rrugës së Dukagjinit, Loti II, i projektit që po financohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, në vendin e quajtur “Prroni i Çiverit”, fshati Kir, Njësia Administrative Pult, është bllokuar segmenti rrugor. Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë dëmtim i kalimtarëve apo i punonjësve të firmës që po kryen punimet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Firma kontraktuese, pavarësisht angazhimit për lirimin e këtij segmenti, e ka pasur të pamundur zhbllokimin e rrugës për shkak të shembjeve të vazhdueshme, të cilat vijojnë edhe sot.
Është tepër e rrezikshme të përdoren fadromat apo eskavatorët, pasi masivi shkëmbor mbi aksin e rrugës ka një lartësi prej 150–200 metrash.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas ekspertëve, duhet pritur stabilizimi i terrenit për të ndërhyrë në kushte sigurie. Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve dhe i ftojmë të përdorin rrugë alternative për të lëvizur në drejtim të Shkodrës. Sapo ekspertët e sigurisë të japin dakordësinë për vijimin e punimeve, firma që po kryen punimet në këtë segment rrugor do të bëjë zhbllokimin e këtij aksi rrugor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?