Bie Whatsapp-i, për një orë jashtë funksionit në pjesën më të madhe të botës

Një ndër aplikacionet e komunikimit më popullor në botë “WhatsApp” është jashtë funksionit, me përdoruesit që janë detyruar të përdorin të tjera mjete për të komunikuar me njëri-tjetrin.

Aplikacioni ka pësuar ndërprerje dhe deri më tani ka pasur ankesa nga një mori vendesh përfshirë Irlandën, Rusinë, Malajzinë, Republikën Çeke, Izraelin, Spanjën, Malajzinë, Keninë, Turqinë, Italinë, Egjiptin dhe Serbinë.

Probleme ky rrjet social ka pasur edhe në Shqipëri, ndërkohë që kompania ende nuk ka komentuar shkakun e ndërprerjes.

Shumë njerëz nga e gjithë bota kanë shprehur indinjatën e tyre në Twitter e Facebook për daljen jashtë funksioni të aplikacionit për disa momente.

Ndërprerja tjetër më e madhe e Whatsapp në botë ndodhi në muajin maj, kur për disa orë njerëzit e kishin të pamundur të komunikonin. Ky shërbim përdoret nga 1.2 miliardë përdorues në botë.

SHKARKO APP