Bien aplikimet për skemat mbështetëse të Qeverisë në bujqësi e blektori

Krahasuar me 870 aplikime për skemat mbështetëse të qeverisë në bujqësi dhe blegtori, ky vit duket i zbehtë në Fier dhe Mallakastër. 207 fermerë kanë aplikuar për këto skema, ndërsa bie në sy një rënie drastike e kërkesës për mbjelljen e pemëve frutore dhe vreshtave. Zyrtarët lokalë japin disa arsye për këtë situatë.

Rreth 207 fermere ne Fier e Mallakaster kanë aplikuar këtë vit për skemat mbështetëse në bujqësi dhe blegtori. Sipas drejtuesit të shërbimit këshillmor në Drejtorinë Rajonale të Bujqësise Fier Muhamet Baboci, procedurat kanë nisur me vonesë për shkak të procedurave nga ministria e Bujqësisë.

Gjithsesi, nga shifrat rezulton se 139 aplikime janë kryer nga blegtorët ndërsa numër të ulët aplikimesh vërehet në mbjelljet me pemë frutore, vetëm 1 dhe në vreshta,  3 aplikime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky vit duket i varfër krahasuar me 5 vjet më parë kur numëroheshin rreth 870 aplikime.

Swiss Digital Mobile Reklama

/Oranews

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?