Bien interesat e depozitave, kursimet nuk sjellin fitim

Kursimet e shqiptarëve që mbyllen në bankat e nivelit të dytë, nuk sjellin më fitim për ta, pasi interesi i depozitave me afat ka rënë. Këtë fakt e pohon edhe raporti i Bankës së Shqipërisë, për 3-mujorin e katërt të vitit 2014. Interesi i depozitave ka rënë si për ato në lekë edhe në valutë. Tashmë depozitimi i parave në bankë mund të shërbejë për ti pasur ato të sigurta dhe për të mos i mbajtur në shtëpi, ndërsa norma e fitimit ka rënë ndjeshëm. BSH raporton se normat e interesit të depozitave në lekë kanë ndjekur ecuri rënëse në tremujorin e fundit. Në terma mesatarë, interesi i depozitave në lekë shënoi 1.65% këtë tremujor, ose 0.14 pikë përqindje më pak nga tremujori i tretë. Interesi për depozitat 12-mujore në lekë shënoi 1.57% në muajin nëntor, duke u ulur me 0.16 pikë përqindje nga niveli i tremujorit të mëparshëm. Zvogëlimi i normave të interesit të depozitave në lekë është shtrirë tek të gjitha maturitetet kryesore. Normat e depozitave në euro janë shfaqur më të qëndrueshme, duke regjistruar ulje të lehta. Diferenca midis interesit të depozitave me afat në lekë dhe atyre në euro është ngushtuar, si pasojë e rënies më të madhe të parave. Mesatarisht, interesi për depozitat 12-mujore në euro rezultoi 0.62% në tetor-nëntor, nga 0.65% në tremujorin e tretë të 2014. Sipas Shoqatës Shqiptare të Bankave, totali i depozitave të vendosura pranë bankave, në fund të tremujorit të tretë 2014 arriti në rreth 12 miliardë lekë ose 1.2% më shumë sesa në fundin e tremujorit të kaluar. Depozitat e bizneseve dhe institucioneve kanë pësuar rënie, ndërsa depozitat e individëve kanë vijuar në rritje përgjatë gjithë 3-mujorit, me një rritje mesatare vjetore rreth 1.8%. Në kushtet e rënies së normave të interesit, individët po i zhvendosin kursimet e tyre drejt produkteve të depozitave me afate maturimi mbi dy vjet që ofrojnë dhe norma fitimi më të larta se sa depozitat tradicionale.

 

12

Swiss Digital Desktop Reklama

Miliardë lekë ose 1.2% më shumë sesa në fundin e tremujorit të kaluar ka rezultuar niveli i depozitave sipas Shoqatës së Bankave

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?