Bien remitancat, emigrantët po dërgojnë më pak para’

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, në tremujorin e parë të këtij vit, të ardhurat nga remitancat shënuan vlerën e 128 milionë eurove, ose 10% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit te kaluar.

Sipas ekspertëve të bankave, remitancat kanë nisur një tendencë rënëse, si rezultat i shkëputjes graduale të lidhjeve mes emigrantëve që kanë ndërtuar jetën e tyre jashtë dhe Shqipërisë.

Dërgesat e emigrantëve u rritën në vitin 2014 dhe gjysmën e parë të vitit 2015, një rritje ndoshta e lidhur me kthimin përfundimtar të shumë familjeve nga emigracioni, për shkak të krizës ekonomike në vendet ku ata punonin.

Por sipas ekspertëve, një tjetër burim i rëndësishëm për ekonominë shqiptare, mbeten investimet e huaja direkte.

SHKARKO APP