Biletat në festivalin muzikor ‘paguhen me gjak’

 

Adhuruesit e muzikës po inkurajohen të dhurojnë gjak në këmbim të biletave më të lira për një festival në qytetin Kluzh në Transilvani.

Të frymëzuar nga legjenda e Drakulës, vampiri i historisë horror nga Bram Stoker, organizatorët e festivalit muzikor “Untold” në Transilvani, kanë nisur një fushatë për të inkurajuar dhurimin e gjakut në Rumani, raporton BIRN.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ndërsa Rumania po përballet me një mungesë akute gjaku nëpër spitale, një fushatë e frymëzuar nga kjo legjendë për të tërhequr vëmendjen ndaj një problemi tepër real është mëse e mirëpritur,” tha Bogdan Buta, drejtor i festivalit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Me anë të fushatës “Paguaj me gjak “, ne duam të rrinim ndërgjegjësimin mbi këtë nevojë dhe të kontribuojmë në rritjen e numrit të dhuruesve të gjakut në Rumani,” shtoi ai.

Dhuruesit e gjakut në qendrat rajonale mund të marrin bileta më të lira për Festivalin “Untold” deri më 24 korrik Ata që dhurojnë gjak në dy karvanët e makinave në Bukuresht dhe Cluj do të marrin bileta një ditore për në festival.

“Untold”, një festival me muzikë elektro-dance, do të zhvillohet midis 30 korrikut dhe 2 gushtit në Kluzh, në Transilvaninë qendrore.

Në të do të marrin pjesë emra të mëdhenj në skenën muzikore ndërkombëtare elektronike, si: Avicii, Armin Van Buuren, David Guetta, Fedde Le Grande dhe Patrice.

Gjatë viteve të fundit, shumica e spitaleve në të gjithë Rumaninë janë përballur me një mungesë të gjakut, duke qenë se numri i dhuruesve aktivë të gjakut në vend është shumë i ulët.

Sipas Institutit rumun e Transfuzionit të Gjakut, vetëm 1.7 për qind e popullsisë dhuron gjak në mënyrë rutinë, dhe pjesa më e madhe dhurojnë vetëm për të ndihmuar një njeri të afërt.

Transilvania është e njohur si vendi i Drakulës. Historia bazohet në legjendën e Vlad Sunduesit, një princ i cili sundoi një pjesë të Rumanisë në fund të epokës së Mesjetës.

Rreth 500,000 turistë në vit vizitojnë kështjellën Bran, e cila është lidhur me historinë e Stokerit të një njeriu që mbante veshur pelerinë të zezë dhe kishte dhëmbë të mprehtë.

Kalaja ndodhet në malet Karpate, rreth 170 km në veri të kryeqytetit, Bukureshtit

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?