Bimët që përcjellin energji pozitive në ambientet e shtëpisë dhe zyrës tuaj
Lajme E Enjte, 15 Korrik 2021 22:27
Nuk ka dyshim që bimët kanë një efekt shumë pozitiv në hapësirën ku ju jetoni. Jo vetëm në kuptimin estetik, pra për zbukurimin e ambljentev por është vërtetuar se ju trasmetojnë energji pozitive në shtëpinë apo zyrën tuaj të punës.
Bimët që janë provuar të jenë shumë të dobishme për reduktimin e energjisë negative dhe promovimin e pozitivitetit, shëndetit dhe lumturisë janë:
- Livando, kjo bimë është e njohu për aftësinë e saj për të reduktuar depresionin dhe për të mbajtur ndjenjat tuaja në ekuilibër. Kur vendoset në jastëk është jashtëzakonisht e mirë në përmirësimin e cilësisë së gjumit. Livando sjell qetësi duke nxitur kështu lumturinë dhe harmoninë në shtëpi. Si edhe siguron besnikëri dhe angazhim në marrëdhënie.
- Aloe vera është një nga bimët më të dobishme për eleminimin e ndjenjave negative në shtëpi. Njerëzit pohojnë se një bimë e lulëzuar aloe vera promovon fat dhe pasuri të mirë. Kur thahet, do të thotë se bima ka absorbuar energjitë negative dhe ju ka mbrojtur.
- Rozmarina, përveç tërheqjes së dashurisë dhe inkurajimit të epshit, vlerësohet gjithashtu për aftësinë e saj për të mbrojtur nga sëmundjet por edhe për të shëruar.Rekomandohet që të mbani rozmarinë të freksët në shtëpi, ti vendosni në çantë apo ti shpërndani në disa vende në shtëpi në mënyrë që të tërhehë besnikërinë e njerëzve që janë përreth jush.
- Jasemina është e njohur kryesisht për tërheqjen e parave dhe dashurisë në shtëpi. Si edhe vaj jasemini njihet si një nga afrodiziakët më të fuqishëm. Ajo tërheq energji pozitive, forcon lidhjen dhe inkurajon romacën. Vendi më i mirë për tu mbajtur është në dhomën e gjumit ku çifit shpenzon më shumë kohë së bashku.
- Orkide, jo vetëm që tërheq energji pozitive në shtëpi por ka edhe lule të gjata në forma dhe madhësi të ndryshme. Aroma e saj e ëmbël është një përforcues i humorit. Orkidet lirojnë oksigjenin gjatë natës, prandaj është shumë e rekomanduar që të mbahen në dhomën e gjumit.
- Nenexhiku, përveç aromës së freskët, nenexhiku mendohet se tërheq begatinë ekonomike si edhe përmirëson komunikimin në shtëpinë tuaj.
- Bambu është përdoruar për mijëra vjet në Azi si simbol i fatit dhe presportietit të mirë. Mbahet në një mabjent me ndriçim të ulët dhe larg nga rrezet e diellit.