Binjaket nga Patosi, një histori e ngjashme suksesi në SHBA e Britani
Dy motra binjake nga Patosi i Fierit, që u larguan nga Shqipëria kur ishin fare të vogla, në vitin e mbrapshtë të ‘97, sot janë doktore shkencash, njëra në Universitetin Harvard të Bostonit, tjetra në Kolegjin Universitar të Londrës, ku japin leksione dhe merren me kërkime shkencore.
Detina dhe Argita Zalli folën të shtunën në një sallë të Harvardit për jetën e tyre të veçantë dhe për suksesin e arritur në një moshë mjaft të re, që ato mendojnë se është fryt i përkushtimit të prindërve dhe i punës së tyre.
Zëri i Amerikës nga Bostoni sjell edhe një kronikë të suksesit të tyre nga Harvardi.
Pyetja shtrohet, po nëse ato do të kishin studiuar në Shqipëri?! Me cilin parti iu duhet të militonin për të pasur një vend pune të sigurtë, në administratë…ndryshe a do mund të kishin fituar një vend pune? Ndërsa oborri akademik duhet të japë një përgjigje, nëse duhet të kishin pasur të spikasnin në universitetin shqiptar dhe të ishin pjesë e “suksesit” tij.