Biondet apo brunet? Kush janë më të mira në shtrat

Bjondet mund të argëtohen më shumë, por janë zeshkanet ato që ‘qeshin të fundit’ kur është fjala për seks, ka gjetur një anketë.

Nga mesi i shekullit të kaluar aktorja legjendare dhe seks simboli, Marylin Monroe, pati deklaruar se meshkujt i duan më shumë biondet. Ndoshta dikush do të pajtohet me këtë pohim, mirëpo nëse bazohemi në rezultatet e një studimi të ri, nuk qëndron kështu.

Në një anketë të 1,000 meshkujve dhe femrave të realizuar nga web­faqja e martesave, IllicitEncounters.com, 58% e të anketuarve thanë se zeshkanet janë dashnore më të mira sesa bjondet.

Së bashku me vlerësimin më të ulët në shtrat, biondinat u vlerësuan gjithashtu edhe si më ‘tradhtare’ nga të anketuarit.

54% e të anketuarve thanë se biondinat janë më të pabesat, ndjekur nga zeshkanet me 26% dhe ato me flokë të zeza 12% dhe të kuqe 8%.

Kur është fjala për llojin e personalitetit që ndikon më së shumti që femrat të dërgohen në shtrat, 91% e të anketuarve thanë se prioritet kanë ato që kanë sens humori.

SHKARKO APP