Birra Elbar, medalje argjendi në konkursin “Monde Selection 2016”

Mes një numri të madh brande birrash nga e gjithë bota, produkti shqiptar “Elbar” ka marrë çmimin “Monde Selection 2016”. Medalja e argjendit iu dorëzua drejtuesve të Agna Group në ceremoninë e mbajtur në Budapest.

Birra “Elbar”, produkt shqiptar, fitoi këtë vit medalje argjendi në konkursin ndërkombëtar “Monde Selection 2016”.

Në këtë konkurs morën pjesë shumë brande birrash nga e gjithë bota, ndaj është krenari që një birre shqiptare fiton këtë çmim prestigjoz.

Medalja e argjendit “Monde Selection 2016”iu dorëzua drejtuesve të Agna Group në ceremoninë e mbajtur në Budapest më 30 Maj.

Fitues i këtij çmimi ndërkombëtar për cilësinë, birra “Elbar”, bën çdo shqiptar krenar.

SHKARKO APP