Birrë apo verë? Ja kë pëlqejnë më shumë shqiptarët
“The Indipendent” ka publikuar një artikull që tregon vendet në Evropë të cilat pëlqejnë më shumë verën dhe birrën.
Sipas këtij raporti thuhet se francezët e duan më së shumti verën, ndërsa gjermanët e duan më tepër birrën.
Këto dy harta i ka krijuar Jakub Marian duke përdorur të dhënat nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në konsumimin global të alkoolit.
Në të janë paraqitur vendet sa litra verë dhe birrë konsumojnë brenda një viti për kokë banori. Ndërsa mësohet se shqiptarët pëlqejnë më shumë birrën.
Konkretisht, sipas këtyre hartave mësohet se më së shumti birra konsumohet nga gjermanët (106), Republika Çeke (149) dhe Austria (108). Ndërsa Shqipëria konsumon 20 litra për kokë banori.
Kurse Kosova është llogaritur me Serbinë dhe thuhet se konsumohen 76 litra birrë për kokë banori në vit.