Bitcoin: Një realitet i ri monetar

Sot ekzistojnë shumë valuta monetare si dhe disa metoda pagesash. Megjithatë, ekziston një rend i ri monetar, që për shumëkënd është i panjohur: Bitcoin. Bitcoin-et nuk janë gjë tjetër, veç se një monedhë virtuale, apo një “kriptomonedhë”, që mund të gjendet vetëm në internet, por që mund të shkëmbehet edhe me monedha të tjera që përdoren në trehti dhe në shitblerjet jashtë internetit, si për shembull dollari, euro, apo edhe jeni japonez. Sigurisht, Bitcoinet janë një gjetje vërtetë gjeniale, ndonëse nuk dimë se kujt t’ia njohim saktësisht meritën për shpikjen e saj. Megjithëkëtë, mendohet që kjo valutë e veçantë që gjendet vetëm në internet, është ideuar nga Satoshi Nakamoto. Nuk ka burime të sigurtë se cili apo çfarë është Satoshi Sakamoto, ky emër mund t’i përkasë edhe një grupi njerëzish dhe jo një individi të vetëm. Ai që krijoi Sakamoto në vitin 2008, është një sistem me të vërtetë revolucionar. Arsyeja përse Bitcoinet janë duke patur një sukses planetar, qëndron në faktin që është shumë e vështirë për t’i marra to. Më saktë, vështirësia qëndron në nxjerrjen e Bitcoinit nga “miniera virtuale”. Për ta kuptuar më mirë atë që ka ideuar mendja gjeniale e Sakamotos, duhet të shohim më në detaje se si prodhohen Bitcoinet.

Një rrjet kompjuterësh gjeneron mbi bazën e një programi matematikor, në tërësi një bllok prej 25 Bitcoinesh për çdo herë. E gjithë kjo ndodh në kohë të përcaktuara. Vetëm 25 Bitcoine për çdo herë, të vëna në dispozicion për të gjithë botën. Kushdo mundet t’i grumbullojë 25 Bitcoinet. E vetmja vështirësi është, që për të arritur të zotërosh “plaçkën” duhet që të deshifrosh bllokun kriptografik që vendoset në mbrojtje të Bitcoinit. Një gjueti e vërtetë për thesare. Në praktikë, Bitcoini shoqërohet me një seri numrash, të cilët gjenerohen nga një algoritëm i caktuar. Vetëm ai që arrin të deshifrojë i pari funksionin algoritmik mundet që të bëjë të tijin bllokun. Eshtë një sipërmarrje shumë, shumë e vështirë.  Brezi i blloqeve të rinj është i lidhur me deshifrimin e funksionit algoritmik, në mënyrë të tillë që blloku pasardhës prodhohet në mënyrë automatike.

Por, pasi kemi arritur të fusim në portofol disa Bitcoine, si mund t’i përdorim?

Ky sistem i veçantë monetar mund të përdoret për të bërë blerje në internet apo për të blerë të mira materiale. Ekzistojnë shërbime të veçantë ku ndodh shit-blerja me Bitcoine. Fatkeqësisht, ky rend i ri monetar botëror nuk ka sjellë vetëm një zhvillim pozitiv, por edhe shumë aspekte negativë. Në fakt, kjo monedhë quhet edhe valuta e kriminelëve, sepse Bitcoinet përdoren edhe për kryerjen e transaksioneve në trafiqe të paligjshëm.

Sot, në fakt, përdorimi i këtij sistemi pagesash është në pjesën më të madhe i lidhur me tregtinë e paligjshme të armëve, drogës, duke kaluar në atë të ilaçeve të paligjshëm. Në disa raste Bitcoinet përdoren për transaksione që lidhen me prostitucionin dhe trafikun e organeve, e madje edhe për shitblerjen e materialeve pedo-pornografikë. Për fat të keq, Bitcoini është shndërruar në monedhë të preferuar të shumë biznesmenëve pa skrupuj, që e përdorin monedhën për të bërë tregti dhe çuar përpara aktivitetin e tyre në të ashtuquajturin “Rrjeti i Thellë” (Interneti i paligjshëm). Gjëja që e dallon më së shumti Bitcoinin nga monedhat e tjera qëndron në faktin që përfaqëson një projekt të lindur nga poshtë dhe të lirë prej çdo lloj pengese që mund të vendosin bankat. Dhe është një monedhë e lirë prej çdo lloj ndikimi të pushtetit politik. Kjo sepse Bitcoini është një formë paraje krijuar nga njerëzit. Në fakt është pikërisht kjo forca e Bitcoinit, sepse vlera e monedhës përcaktohet prej atyre që e pranojnë dhe e përdorin, një fenomen anarshist që nuk mund të kontrollohet. Prandaj duan që ta nxjerrin jashtë ligjit, qeveritë e të gjithë botës.

Në këtë pikë, shfaqen spontanisht disa pyetje. Mund të jetë e mundur që, përhapja e monedhave digjitale, të jetë pjesë e një plani të caktuar, për t’ua hequr pushtetin bankave dhe sistemeve të ndryshëm qeverisës, duke u dhënë kështu njerëzve iluzionin e një vetëmenaxhimi monetar, që në të vërtetë do të manovrohej prej fuqive okulte?

A duhet të jemi të shqetësuar nëse në Rrjetin e Thellë, monedha zyrtare për tregtitë e paligjshme janë pikërisht Bitcoinet?

Janë pyetje që shumëkush po i formulon. A mundet që përdorimi i kësaj monedhe të jetë vërtetë pjesë e një projekti të mirëllogaritur?

Të gjithë këta supozime sot nuk gjejnë një përgjigje konkrete. Mundemi vetëm të pohojmë me siguri se, kush kontrollon flukset e parave, ka si pasojë edhe kontrollin e pushtetit. Mos harroni shprehjen e famshme: “Pushteti lodh… atë që nuk e ka”. /Il Fatto/

PERSHTATUR NE SHQIP NGA www.bota.al

SHKARKO APP