Bitri shënon golin e parë në Çeki, mbrojtësi i jep tri pikë të çmuara për mbijetesë

Enea Bitri ishte vendimtar në fitoren e Banik Ostravës në fushën e Slovacko në pasditen e së shtunës.

Mbrojtësi shqiptar realizoi në minutën e 30’ të vetmin gol të takimit të vlefshëm për xhiron e 26 të kampionatit çek.

Ky ishte suksesi i parë pas 7 javësh për Banik Ostravën që gjatë kësaj kohe kishte marrë vetëm 2 pikë. Enea Bitri u transferua gjatë merkatos së janarit nga Partizani në Çeki.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?