Biznes me Murin e Berlinit

Më shumë se një çerekshekulli pas rënies së Murit të Berlinit, mbetjet e tij ende janë duke u shitur. Copat e betonit konsiderohen si simbole të lirisë, por a janë vërtetë kësisoj. Pas magneteve për frigoriferë, ato janë artikulli i dytë që shitet më së shumti, thotë pronarja e një dyqani.

“Një në pesë vizitorë blen copa të murit”, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Një pjesë e gjallë e historisë”, thotë Sarah, duke bërë me dorë nga copëzat shumëngjyrëshe të Murit të Berlinit, që janë vënë në një tavolinë, në një dyqan suveniresh në Berlin.

Sarah, e cila ka ardhur në vizitë nga Suedia, është duke u lëshuar teposhtë bulevardit “Unter den Liden” në Berlin me të ëmën dhe mendon se është “cool” të marrë me vete një pjesë nga Muri i Berlinit.

Sikur të ishin gurë të çmuar, copat janë mbyllur në qese plastike. Çmimet sillen nga 6.99 euro deri në 23.99 euro. Asnjë prej këtyre copave të vogla nuk janë prerë me butësi. Ato janë të mprehta, sikur të ishin thyer nga muri.

Copat shiten goxha mirë. Për shitësit e suvenireve në Berlin, ato janë ende punë e mirë. Pas magneteve për frigoriferë, ato janë artikulli i dytë që shitet më së shumti, thotë pronarja e një dyqani.

Një në pesë vizitorë blen copa të murit.

 

SHKARKO APP