Bizneset debitore, OSHEE skemë të re për të shlyer borxhet

Kompania e shpërndarjes së energjisë, OSHEE, ofron një tjetër mundësi që sipërmarrjet debitorë të paguajnë energjinë elektrike përmes skemave lehtësuese.

Katër skema të reja parashikojnë shtrirje në kohë të pagesës dhe ulje të kamatës.

Për t’u lehtësuar nga kamata, bizneset debitorë duhet të jenë të rregullt në pagesë për të paktën gjashtë muaj.

“Bizneset që kanë detyrime deri në 100 mije lekë u jepet mundësia që të paguajnë me 24 këste. Ndërsa ata që kanë detyrime nga 100 deri në 500 do të paguajnë me 84 këste.

Bizneset që kanë detyrime nga 500 deri në 1 milion lekë do të paguhen deri me 120 këste.

Kurse mbi 1 milion lekë mund të paguajnë me 144 këste”, sqaroi përfaqësuesja e OSHEE-së.

Aktualisht janë rreth 680 sipërmarrje debitorë të energjisë, me të cilët po merren përmbaruesit, por përfaqësuesit e OSHEE-se thonë se ata janë ende në kohë për të shlyer detyrimin.

 

 

SHKARKO APP