Bizneset e rajonit mblidhen në Maqedoni
SUMMIT100 i bizneseve të rajonit të Europës Juglindore (EJL) vjen në edicionin e gjashtë të tij si një iniciativë unike. Ky event i cili ka nisur të organizohet në vitin 2011 ka si qëllim të rrisë angazhimin e komunitetit të biznesit të këtij rajoni për të marrë përgjegjësitë për integrim e sipërmarrjes, por dhe atë ekonomik, duke përmirësuar konkurrencën kombëtare dhe rajonale, si dhe rritjen e standardeve të jetesës. Samiti do të organizohet më 16-17 tetor 2017 në qytetin e Shkupit, në Maqedoni me objektivin kryesor që të gjenerohenide konkrete, projekte, por edhe propozime për përmirësimin e ndërlidhjes në aspektin ekonomik dhe social.
Pas trajektores së suksesshme që çoi në këtë iniciativë unike biznesi në Arandjelovcit në Serbi, Becici në Mal të Zi, Cavtat në Kroaci, Portoroz në Slloveni dhe Sarajevës në Bosnjë dhe Hercegovinë, këtë vit samiti do të shkojë në Jug, në hotelin Marriott në Shkup, ku edicioni i gjashtë do të mbledhë mbi 150 liderë në fushën e biznesit dhe të politikës nga rajoni i EJL.
Të ftuar specialë do të jenë edhe përfaqësues nga Komisioni Europian, BERZH, EIB, Norden, Banka Botërore, FMN etj. me qëllim identifikimin e projekteve dhe ideve kryesore për zhvillimin e rajonit.
Tema e Samitit të këtij viti do të jetë NDËRLIDHJA, parë në të gjitha aspektet, duke përfshirë transportin, lëvizjen e lirë të mallrave, projektin “ GreenBalkanica” që synon ta bëjnë rajonin e EuropësJuglinore qendër të lëvizshmërisë elektrike në transport, marketimin dhe promovimin, lëvizjen e njerëzve, energjinë, dixhitalizimin etj.
E ftuar speciale e këtij samiti do të jetë Komisionerjae BE-së për Transportin VioletaBulc.
Qëllimi i iniciativës SUMMIT100 është vendosja e bashkëpunimit rajonal ndër prioritetet e çdo qeverie të vendeve që i janë bashkuar, përmes adresimit të çështjeve të veçanta, si dhe duke arritur një marrëveshje të re bashkëpunimi me qëllim përmirësimin e konkurrencës, por edhe rritjen e potencialit të rajonit si një i tërë.
SUMMIT100 është një iniciativë unike që mbledh bashkë drejtuesit e bizneseve udhëheqëse të Shqipërisë, Sllovenisë, Kroacisë, Serbisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Kosovës. Iniciatorë dhe organizatorë të SUMMIT100 janë: Alkaloid Skopje së bashku me Shoqatën e Menaxherëve të Sllovenisë (MAS), Shoqatën Serbe të Menaxherëve (SAM), Shoqatën Kroate të Punëdhënësve (HUP), Fondacionin Atlas nga Mali i Zi, BBI Bank dhe ASA Holding nga Bosnje dhe Hercegovina.
SUMMIT100 tashmë është bërë një markë e fortë e bashkëpunimit të biznesit. Është një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e ideve dhe strukturimin e programeve që do ta bëjnë më të prekshëm zhvillimin e rajonit si një komunitet i fortë biznesi që gjeneron rritje më të lartë ekonomike dhe krijon mirëqenie për njerëzit.
Vizioni i tij është ta bëjë rajonin e Europës Juglindore më inovativ dhe më konkurrues në botë përmes bashkëpunimit konstruktiv.