Bizneset inovative, faktor kyç për konkurrencën e ekonomisë

Bizneset inovative dhe sipërmarrësit janë faktor kyç për konkurrencën e ekonomisë globale sot. Ato janë gjeneratorët më të fortë të punësimit dhe të të ardhurave.

Projekti që po zhvillohet si bashkëpunim shqiptaro–gjerman, nën logon start up, synon t’iu japë mundësi rreth 120 projekt ideve novatore, për të fuqizuar aftësitë sipërmarrëse duke filluar nga zhvillimi i karakteristikave të nevojshme deri në gjenerimin e ideve, e finalizimin e një plani biznesi bindës.

Duke kombinuar trajnimin dhe këshillimin, projekti është konceptuar si një konkurs përgjatë 4 fazave nga shtatori deri në dhjetor 2016.

15 finalistët do të prezantojnë planet e tyre para një jurie të pavarur me përfaqësues nga sektori publik e privat në fillim të dhjetorit. Aplikantët duhet të kenë një ide të mirë dhe të angazhohen për maturimin e saj për ta kthyer në një biznes që rritet.

SHKARKO APP