Biznesi dhe sindikatat vlerësojnë punën e kryer nga ministri Veliaj

Puna e ministrit Erion Veliaj në krye të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë është vlerësuar edhe nga përfaqësuesit e biznesit dhe sindikatave të punëtorëve në Shqipëri. Si aktorë me të cilët MMSR ka bashkëpunuar në vijimësi gjatë këtyre muajve, në pjesën më të madhe të reformave që ka ndërmarrë, përfaqesues te grupeve të interesit shprehen mirënjohje për gjithë kontributin e dhënë në mbrojtjen e interesave të biznesit dhe në veçanti për nismat në mbrojtje të interesave të punëmarrësve. Presidenti i “Biznes Albania” z. Luan Bregasi, në fjalën e mbajtur në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar të Punës vlerësoi mjaft pozitivisht gjithë përvojën dhe bashkëpunimin që ka patur gjatë gjithë kësaj kohe me Ministrin Veliaj, ndërsa i ka uruar atij suksese në garën për Bashkinë e Tiranës. “Kemi qenë shumë më të respektuar si përfaqsues të biznesit, kemi qenë më shumë të dëgjuar sepse mjaft shqetësime dhe probleme që ka ngritur biznesi z.Veliaj i ka trajtuar me seriozitetin më maksimal. Ai ka ditur që të preki ato pita ku biznesi është i ndjeshëm dhe ne kemi reaguar në gjithë komunikimet mjaft pozitivisht për të gjendur këtë ministri në krah për problemet që ne kemi patur”, – tha Bregasi në fjalën e vet. Më tej ai shtoi se ajo që e ka bërë të sukseshme këtë marrëdhënie mes biznesit dhe institucionit që Veliaj drejtoi në këto 18 muaj ishte pikërisht komunikimi dhe marrëdhënia që ai krijoi, duke e parë biznesin jo vetëm si një subject që duhet tatuar por edhe një partner social. Po ashtu me nota pozitive ka folur edhe kryetar i Konfederatës së Sindikatave, z. Kol Nikolla, i cili ka renditur si arritje reformat që kjo ministri ka ndërmarë gjatë këtyre muajve dhe që prekin qytetarët në përgjithësi dhe punëtorët në veçanti. “Është bërë traditë që në raste të tilla të flitet vetëm mirë, por sot normalisht ne ndjehemi sinqerisht të plotësuar dhe të kënaqur. Kjo pasi së pari sindikatat besoj jo vetëm ne sindikatat, por në Shqipëri po bëhet realitet një risi, që shoqëria civile po predominon mbi qeverisjen e politikave konfiktuale." Ai evidentoi gjithashtu faktin se gjatë këtyre muajve që Këshilli i Punës drejtohet nga z.Veliaj, ai ka marrë një rëndësi tjetër, duke bërë që problemet dhe shqetësimet e sindikatave të dëgjohen. “Ne jemi të gjithë dëshmitar se ky Këshill po bën dy vjet tani që ka pasqyruar dhe ka faktuar një realitet tërësisht të ri në krahasim me ato vitet e kaluara. Mentaliteti, përshtatja e tij me specifikat, reformat konkrete të zhvillimit social-ekonomike të vendit dhe detyrimet për të shtruar një rrugë sa më të qetë dhe të shpejt drejt BE-së ka qënë besoj një sukses i gjithë proopagandës dhe punës tonë që ne kemi bërë në këto dy vjet”, – tha Nikolla. Në këtë mbledhje ka folur edhe Presidenti i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë, Gëzim Kalaja, i cili gjithashtu ka vlerësuar bashkëpunimin dhe punën që është bërë në Këshillin Kombëtar të Punës nën drejtimin e ministrit Veliaj, duke vlerësuar në mënyrë të veçantë reformën e pensioneve dhr premtimin e mbajtur per uljen e moshes se daljes ne pension për minatorët.

SHKARKO APP