Biznesi i pabesueshëm me ajrin, si po bëhen milionerë sipërmarrësit e rinj

 Sipërmarrës të shkathët kanë zbuluar prej disa vitesh një mall të ri: ajër të pastër. Biznesi me ajrin duket mjaft fitimprurës.

Kërkesa për oksigjen është më e lartë se kurrë. Sidomos në Kinë, ku sipas llogaritjeve të Institutit Max Planck vdesin çdo vit mbi një milion vetë nga efektet e ndotjes së ajrit. Për shkak të smogut në Pekin dhe Shangai banorët madje importojnë bombola me oksigjen, 20 dollarë copa. Një litër oksigjen mjafton për deri në 150 thithje, thotë prodhues i tyre nga Kanadaja.Kine ajri

Në Tokio, Nju Jork dhe Los Angeles ka të ashtuquajtura bare oksigjeni që janë gjithmonë plot me klientë.

Moses Lam, bashkëthemelues i kompanisë Vitality Air në Edmonton të Kanadasë, është krejt i befasuar nga suksesi i tij. Në një intervistë me stacionin televiziv CBC ai tha se çdo gjë filloi në fakt si një shaka. Por pasi ai shiti 100 shishe brenda katër ditësh, ai e profesionalizoi biznesin.

Më i kërkuari – ajri i maleve

Ndërkohë firma Vitality Air ka zyra jo vetëm në Kinë, por edhe në Indi, Kore dhe Vietnam. 20 vetë mblidhen çdo dy javë disa qindra-mijëra litra ajër në malet kanadeze, tregon Moises Lam.

Megjithatë prodhimi është shumë i komplikuar për shkak se ajri përbëhet vetëm 20 për qind nga oksigjen i pastër. Prandaj duhet të pastrohet dhe të kompresohet në bombola. Përveç kësaj “bombolat duhet të përdoren brenda një deri në dy vjetësh”, rekomandon shitësi i ajrit.

Edhe sipërmarrja australiane Green & Clean nxjerr fitime milionëshe me shitjen e bombolave me ajër nga deri apo malet.

 

malett

SHKARKO APP