Biznesi i vogël denoncon: Inspektorët na kërkojnë 3 mln lekë ryshfet
Kryetari i Shoqatës së Biznesit të Vogë, Albert Nasto ka denoncuar në studion e emisionit “Ekopolitikë” me gazetaren Aurora Sulce se inspektorët i kërkojnë nga 3 milionë lekë rryshfet.
Nasto tha se kanë prova që biznesi i madh bën evazion fiskal.
Nasto: Kemi të dhëna sot si shoqatë që nga një furnizim që bën një subjekt asnjëra nga kompanitë që operon në këtë treg, këto kompani nuk flasin me gjuhën reale. Pra cfarë paguaj dhe cfarë marr me TVSH. Nëse unë bëj një xhiro diku me 10 mln të vjetra, unë i jap kesh në dorë dhe ai me jep një faturë me 6 mln lekë dhe po të duash merre, por të duash mos e merr. Ka evasion fiskal mes të madhit dhe mua që ma fsheh xhiron.
Ato aksione që po ndërmerr ministria e Financave bashkë me task forcën, që vete task forca në qytet të ndryshme dhe i thotë ose 5 milionë lekë gjobë ose 3 milionë mua. Duhet ti dini edhe këto./Oranews.tv/