Biznesmenit shqiptar: “Unë jam gay”

Unë drejtoj një qendër punësimi, por mbi te gjitha unë jam gay”.

Sipërmarrësi Elton Iliriani deklaroi publikisht sot orientimin e tij seksual si dhe u shpreh për vështirësitë që ndesh ky komunitet në Shqipëri.

Ai ka lindur në Tepelenë dhe tregoi se gjatë jetës është përballur me vështirësi të ndryshme lidhur me pranimin e familjes për sa i takon të orientimit të tij seksual, raporton Mapo.

Ai kërkoi në ditën ndërkombëtare të ndërgjegjësimit ndaj homofobisë që të pranonohet realiteti, për ata qe nuk flasin hapur mbi këto sjellje seksuale.

Deklarata e tij u bë në aktivitetin për Indeksin e punësimit ku u dhanë çmime për biznesin që ka politikë antidiskriminimi.

Gjithashtu në një postim të tijin në Facebook, Ilirjani shkruan:

Me 17 maj te vitit 1990, Organizata Boterore e Shendetesise e hoqi homoseksualitetin nga lista e semundjeve mendore. Arritjet e sotme nuk duhet te na bejne te harrojme qe na pret nje rrugetim i gjate per te arritur ate qe te tjeret e marrin per te mireqene, LIRINE per te qene vetja” .

SHKARKO APP