Blatter sulmon Sakin: Futbolli nuk ka vend për racizëm!

Deklarata e Arrigo Sachit në lidhje me praninë e lartë të lojtarëve me ngjyrë në ekipet e grupmoshave në Itali, ka shtuar polemikat përtej kufijve të Italisë. Pas legjendës angleze, Gary Lineker, i cili kritikoi ish trajnerin, vjen një qëndrim edhe nga kreu i insitucionit më të lartë të futbollit botëror, Sepp Blatter. Presidenti i FIFA-s zgjodhi profilin e tij në Tëitter për t’iu kundërpërgjigjur Sacchit. “Jam i shokuar nga fjalët e Sacchit. Krenaria dhe dinjiteti nuk janë çështje e ngjyrës së lëkurës. Në futboll nuk ka vend për racizmin”, thekson i vendosur Blattet, duke i dhënë një shuplakë ish trajnerit të kombëtares së Italisë. Deklarata e Sacchit u bë menjëherë pas turneut të Viareggios, sipas të cilit, prania e shumë të huajve në futbollin italian është e dëmshme. Ai nënvizoi gjithashtu se klubet e të rinjve janë plot me lojtarë të huaj me ngjyrë. Një qëndrim ky që nuk kaloi pa u vënë re, madje edhe agjenti Mino Raiola reagoi ashpër. Çështja e të huajve me ngjyrë në futbollin italian është cilësuar si një pengesë edhe nga ish- drejtori i Juventusit, Lucciano Moggi, i cili u shpreh gjatë vizitës së fundit në Shqipëri se prania e tepruar e lojtarëve të huaj me ngjyrë në ekipet e grupmoshave, ndoshta mund të jetë një nga arsyet e krizës së futbollit italian.

SHKARKO APP