Blegtoria: Rritje modeste me 2014, krerët shtohen vetëm me 0,3%

 

Numri i gjedhëve në vitin 2014 ka qenë 499.600 krerë nga 498.000 krerë që ishte në vitin 2013 duke shënuar një rritje vjetore vetëm me 0,3 %.

Sipas statistikave bujqësore te referuara nga INSTAT, ndaj totalit të tufës së gjedhit dominojnë lopët e qumështit me 72 %. Rajonet ku është më e përqendruar mbarështimi i gjedhit janë: Fieri me 14 %, Elbasani me 12 %, Tirana dhe Shkodra me 10 % ndaj numrit total të krerëve në të gjithë vendin.

Gjirokastra është rajoni i cili në rang vendi ka numrin më të vogël të gjedhit me 4,6 % ndaj totalit. Të leshta: Numri i të leshtave nuk ka patur ndryshime të dukshme në vitet e fundit. Në vitin 2014, numri i të leshtave ka qenë 1.896.000 krerë ose 2,1 % më shumë sesa në vitin 2013.

Kategoria kryesore e të leshtave janë delet e qumështit me 75 % ndaj totalit të tufës. Rajonet ku është më i përqendruar mbarështimi i të leshtave është Vlora me 18 %, Gjirokastra dhe Korça me 14 %. Lezha është rajoni i cili ka numrin më të vogël të të leshtave me 1,7 % ndaj totalit të numrit të krerëve në të gjithë vendin.

Të dhirta: Në vitin 2014 ka qenë 904.000 krerë nga 867.000 krerë që ishin në vitin 2013 me një rritje vjetore 4,2 %. Kategoria kryesore janë dhitë e qumështit me 76 % ndaj totalit të tufës. Rajonet ku është më i përqendruar mbarështimi i të dhirtave është Elbasani 14 %, Vlora 14 %, Gjirokastra 14,16 %. Durrësi është rajoni i cili ka numrin më të vogël të të dhirtave me 2,4 % ndaj totalit të të gjithë vendit.

Derrat: Në vitin 2014 numri i krerëve të derrave ka shënuar ka qenë 172.500 krerë, nga 152.000 krerë që ishte në vitin 2013 duke shënuar një rritje vjetore me 13,4 %. Përqendrimi më madh i numrit të krerëve është në Lezhë dhe Shkodër me 38 % dhe 30 % ndaj totalit të gjithë krerëve. Kukësi është rajoni që ka numrin më të vogël të derrave me 0,9 % dhe Gjirokastra dhe Elbasani me 1,3 % ndaj totalit të krerëve të derrave në të gjithë vendin./Monitor

SHKARKO APP