Blen unazën 34 mijë dollarëshe për 1,100 dollarë

Një burrë nga Brisbane, Australi i cili porositi online një unazë me vlerë 1,100 dollarë për të fejuarën e tij, nuk arriti ta merrte aksesorin pasi shitësi refuzoi t’i dorëzonte diamantin 34 mijë dollarësh.

Pas kësaj, Nicholas Buttle disa veprime ligjore kundër argjendarisë Royal Diamonds Pty Ltd në Sidnei të cilët kishin listuar çmimin gabim, dhe fitoi.

Shitësi u detyrua t’i jepte unazën e zëvendësuar me një diamant të ngjashëm të një niveli më të lartë pasi apeloi vendimin por humbi sërish.

Përveç unazës me diamant, ai u urdhërua nga Gjykata të paguante kosto për Z.Buttle si dhe 15 mijë dollarë për veten, raporton Daily Telegraph.

“Kjo kompani do të mbyllet për shkak të kësaj. Do të bëjmë unazën dhe do ta mbyllim kompaninë”, tha drejtori i Royal Diamonds, i cili preferoi të qëndronte anonim.

3a3425ef00000578-3920684-the_retailer_must_hand_over_a_substitute_ring_with_a_diamond_of_-a-6_14787054170973a3425f700000578-0-image-m-12_14787016463833a3425eb00000578-0-image-a-13_1478702306329

SHKARKO APP