Blerina rrëfen jetën e saj me Dr.Florin

Bashkëshortja e kantautorit të ndjerë Dr.Flori ka rrëfyer në emisionin “Takimi i Pasdites” rreth jetës me Florin.

Blerina ka folur mbi njohjen, lidhje e tyre dhe të tjera detaje nga jeta e tyre.

“Ne u takuam rastësisht nga shoqëria e përbashkët. Pas takimit të parë, çdo gjë rrodhi shumë shpejt. Ishte i pari dhe nuk u ndamë më kurrë, deri tani. Kalonim gjithë kohën thuajse bashkë. Më shumë tek Flori më tërhoqi sportiviteti. Ishte shumë i vërtetë”, ka thënë Blerina për “Takimi i pasdites”, dhe lotët i bien nga sytë.

Ajo ka folur për marrëdhënien e këngëtarit me të bijën. Duke treguar një fotografi, në të cilën Flori shfaqet duke luajtur me Klatrinën, Blerina shprehet:

“Këtu janë në verën që iku me Kaltrinën tek lodrat në Vlorë. Tregon sa i lidhur ishte me Kaltrinën. Futej dhe në botën e fëmijëve për ta kënaqur, gjë që i mungon shumë vajzës”.

Në një fotografi tjetër shfaqet ajo bashkë me Florandin dhe Danielin, djalin e tyre të vogël, i cili ishte në inkubator për shkak të lindjes së parakohshme.

Një nga fotografitë më të preferuara të Florit dhe që njëkohësisht e bënte atë të ndihej krenar, ishte një shkrepje në Kishë bashkë me të bijën.

“Këtu, në Kishë. Janë pa mendje. Ishte një moment shumë i rëndësishëm, krenohej”, thotë Blerina.

Ajo tregon edhe për tatuazhin e këngëtarit, i cili mbante në pjesën e sipërme të krahut një top basketbolli me numrin 23 brenda.

“Janë momente që tregojnë shumë. Tatuazhin kishim menduar ta bënim kur ishim jashtë. Topi me numrin 23 është shumë domethënës. 23-shi është numri që mbante Majkëll Xhordan si dhe ditëlindja e Kaltrinës”, tha Blerina, ndërsa tregoi se të njëjtin tatuazh e ka bërë edhe ajo, në pulsin e dorës.

“E bëra këtë ditëlindje, për Florin, ta kisha kujtim”, u shpreh bashkëshortja e këngëtarit.

Ndërkohë, Albani, një nga bashkëpunëtorët e Dr. Florit bëri me dije se brenda muajit mars do të dalë edhe kënga e fundit e këngëtarit të larguar nga jeta, me zërin e tij.

SHKARKO APP