Blerja e energjisë për tetorin – OSHEE shpenzon 1.7 milion euro. KESH blen 111.750 MWH
Korporata Elektroenergjitike Shqiptare dhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike kanë përfunduar blerjen e energjisë për muajin tetor. Pas vlerësimit të ofertave OSHEE bleu nga tregu i parregulluar 119.040 MWh, me një çmim mesatar prej 57.62 euro/MWh. Ndërkohë që vlera totale e shpenzuar nga kjo kompani është 1,714,672 euro.
Ndërkaq, duke qenë se OSHEE kishte hapur procedurat për blerje energjie edhe për muajt nëntor dhe dhjetor, me qëllim optimizimim dhe sigurimin e energjisë me çmim sa me konkurrues, kjo kompani siguroi oferta nga subjektet edhe për këto periudha, me kushtin që në varësi të situatës hidrike dhe mundësive të prodhimit të KESH sh.a si dhe çmimeve ndërkombëtare të energjisë, pranimi i këtyre ofertave të jetë me konfirmim gjatë muajit respektiv.
Kështu, për muajin nëntor janë kualifikuar 3 kompani, ndërsa për dhjetorin 10 të tilla.
Si pasojë e thatësirës së tejzgjatur, nga OSHEE për periudhën kohore korrik-shtator, janë blerë rreth 80 milionë euro energji. Ndërkohë që, paralelisht edhe KESH bleu për tetorin 111.750 MWH energji elektrike ose kapacitetin 150 MW, me një çmim mesatar prej 50.85 euro/MWh.
Mungesa e reshjeve të shiut ka përkeqësuar situatën financiare të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, duke u reflektuar në uljen e të ardhurave me 2.4 miliard lekë në raport me parashikimet.