Bleu unazë për 12 dollarë, s’e dinte që ishte prej diamanti

Një unazë e blerë në sendet e përdorura është blerë për 12 dollarë, por rezultoi të ishte një diamante 26 karatësh. Pronarja e bleu në vitet ’80, duke menduar se ishte një aksesor i zakonshëm, por pas shumë vitesh vendosi të dinte vlerën që kishte. Ajo kishte vite që e mbante në dorë dhe nuk e hiqte as kur bënte punët e shtëpisë, pa e ditur vlerën marramendëse që kishte unaza. Kur shkoi në një dyqan, zbuloi se mund të shitet për 300-500 mijë dollarë. Një ekspert tha se është pothuajse i sigurtë se një gjë me kaq vlerë ka qenë dikur në pronësi të mbretërve. Unaza doli në ankand në Londër dhe u shit për 850 mijë dollarë këtë të mërkurë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?