Blindohet Gjykata e Fierit/ Jepet masa e sigurisë për Ari Alinanin

I plagosuri në atentatin ndaj Nelgert Patës, Ari Alinani, pritet të njihet me masën e sigurisë.

Nën masa të rrepta sigurie 39-vjeçari nga Delvina ka mbërritur në Gjykatën e Fierit, ku zhvillohet edhe seanca gjyqësore me dyer të mbyllura.

Gjyqtar i çështjes është Pirro Sota.

39-vjeçari  u arrestua nga Policia e Fierit më 22 nentor për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Ndalimi i tij u bë në dhomën e paraburgimit të spitalit Fierku ndodhet për mjekim.

SHKARKO APP