Bllokohet aksi Gjirokastër-Kakavijë, të pakalueshme edhe disa rrugë që lidhin disa fshatra
Aksi kombëtar Gjirokastër–Kakavijë është i bllokuar në zonën e Kordhocës, përballë fshatit Lazarat.
Gjithashtu, ka bllokim të rrugës Gjirokastër–Valarë në vendin e quajtur Ura e Aznakut. Në pjesën më të madhe të qytetit të Gjirokastrës ka prezencë të inerteve, të cilat kërkojnë përdorimin e mjeteve të rënda për largimin e tyre. Për pasojë është pezulluar dhe procesi mësimor.
Aktualisht reshjet e shiut kanë ulur intensitetin, ndërsa niveli i lumit Vjosë në Memaliaj ka arritur 6.5 metra.
Nga bashkitë e tjera të qarkut deri tani nuk raportohen situata emergjente.
KOHA JONË SONDAZH

