Bllokohet aksi rrugor Përrenjas-Elbasan, mijëra qytetarë ngelin të bllokuar

Situata në aksin kombëtar Përrenjas–Elbasan paraqitet alarmante, me qarkullimin e mjeteve tërësisht të bllokuar për dhjetëra kilometra. Prej orësh, automjetet nuk po lëvizin, ndërsa mijëra qytetarë kanë mbetur të izoluar në kushte të vështira dhe temperatura nën zero.

Sipas informacioneve nga terreni, bllokimi shtrihet nga ura e Bushtricës deri në zonën e Labinotit, duke krijuar radhë të gjata dhe kaos të plotë në këtë segment të rëndësishëm rrugor. Drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët po përballen me vështirësi të mëdha, ndërsa mungesa e lëvizjes po e përkeqëson edhe më tej situatën.

Qarkullimi vijon të jetë i paralizuar, pa shenja përmirësimi, ndërsa qytetarët shprehen të shqetësuar për sigurinë dhe kushtet e qëndrimit në automjete për një kohë të gjatë. Ende nuk ka një reagim zyrtar mbi shkaqet e bllokimit dhe masat që po merren për normalizimin e trafikut në këtë aks.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?