Blloqet e lira të naftës, shpallen fituese dy kompanitë e para për kërkimin
Dy kompani prestigjoze në sektorin e naftës kanë fituar tenderin për dy zonat e lira të kërkimit të naftës në Shqipëri nga 5 qe jane gjithsej.Sipas burimeve nga Ministria e Energjisë, kompania SHELL ka fituar të drejtën e kërkimit në bllokun e kërkimit “4”, ndërsa për bllokun e kërkimit “Dumre” është deklaruar fituese kompania Navitas Petroleum Limited. Ndersa per kerkimet ne det, ende po behen studime.
Shpallen dy kompanitë e para fituese të cilat do të kërkojnë për naftë në dy blloqe të lira në Shqipëri.
Sipas burimeve nga Ministria e Energjitikës, kompanitë fituese janë të mirënjohura në sektorin e kërkimit të naftës në botë.
Përkatësisht për bllokun e kërkimit “4″ është deklaruar fituese kompania SHELL, ndërsa për Bllokun e kërkimit “Dumre” deklarohet fituese kompania Navitas Petroleum Limited, kontrolluar nga Delek Group LTD.
Proçedurat kanë nisur bazuar mbi urdhërin e Ministrit për fillimin e proçedurave për lidhjen e marrëveshjeve hidrokarbure në bllokun “4″ dhe bllokun “Dumre”, brenda datës së përcaktuar 15.07.2015.
Burimet bëjnë me dije se kompanitë e interesuara dorëzuan pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore aplikimet dhe bazuar mbi kërkesat ligjore, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore i përcolli Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë aplikimet për këto dy blloqe duke qene se kishte më shumë se një shoqëri aplikuese.
Prestigjozja SHELL është një ndër shtatë kompanitë më të mëdha në botë në fushën e kërkimit të naftës dhe gazit.
Ajo listohet gjithashtu si një ndër kompanitë me vlerën më të madhe të të ardhurave në botë.
Ndërsa Kompania Navitas Petroleum Limited kontrollohet nga Delek Group LTD dhe është e regjistruar në Izrael, e listuar në Tel Aviv Stock Exchange.
Në Shqipëri janë 5 blloqe të lira gjithsej për kërkimin e naftës në tokë dhe për tre te mbeturat aplikimet happen në tetor.
Ndërkohë përsa i përket blloqeve në det ende nuk ka një afat konkret si pasojë e studimeve që duhet të kryhen.
Marrëveshjet përkthehen ndryshe në rritjen e të ardhurave në buxhetin e shtetit si dhe hapjen e vendeve të reja te punës.