Blogerja Andrea Anastasakis: Shqipëria, vend i sigurtë dhe mikpritës për turistët

Mbi udhëtimet në Shqipëri si dhe për destinacionet turistike në këtë vend, kanë shkruar shumë gazeta e revista prestigjoze në botë.

Po kështu janë bërë edhe shumë pyetje nëse është Shqipëria një vend i sigurtë për të udhëtuar dhe përgjigja ka qënë se nuk ka asnjë rrezik të udhëtosh e të bësh turizëm në Shqipëri.

Një përgjigje pozitive e jep edhe  Blogerja e udhëtimeve Andrea Anastasakis,e cila ka këtë përgjigje për udhëtimet në Shqipëri: “Si në çdo vend tjetër të Europës (me përjashtim të gjendjes aktuale në disa pjesë të Ukrainës) Shqipëria është vend i sigurtë dhe mikpritës për turistët”.

Shqipëria ka edhe shumë avantazhe për të qënë vizitor në këtë vend. Janë çmimet e lira, natyra e bukur, mikpritja e veçantë dhe kjo është Shqipëria sipas edhe revistës prestigjoze të udhëtimeve “Wanderlust” Lyn Hughes.  Hughes ishte gjatë verës 2014 në Shqipëri si pjesë e “Javës së Aventurës” organizuar nga Agjencia Kombëtare e Turizmit (AKT).

SHKARKO APP