Blushi krah qytetarit që duan ta vrasin: Policia nuk erdhi, qeveria… (VIDEO)
Kryetari i LIBRA-s, Ben Blushi, ka publikuar një video të rrallë të regjistruar me një qytetar. Blushi teksa ka takuar këtë qytetar është ndalur për të dëgjuar hallin e tij, i cili duket të jetë jo i vogël.
Ky qytetar është shprehur publikisht përpara Blushit se: “Po vret qeveria, po na vret qeveria” dhe se kërkojnë ta vrasin. Sipas tij, mbrëmë i ka ardhur një bashkëfshtar i tij në shtëpi dhe e ka kërcënuar me armë, në sy të fëmijëve.
Ndërkohë që Blushi e pyet për policinë, qytetari është shprehur se ajo nuk bëri asgjë edhe pse ai e mori në telefon duke denoncuar kërcënimin. Blushi është shprehur që policia nuk mbron qytetarin por sipas udhëzimit të Ramës, del për të mbedhur vota. Kreu i LIBRA-s, e siguroi qytetarin që me të Kryeministër, policia e inkriminuar do largohet.
Për më tepër ndiqni videon:
https://www.facebook.com/benblushi.al/videos/536914509765529/