Blushi në Njësinë 10: Votoni LIBRA-n, iu mbron nga vjedhja
Ben Blushi, ka zhvilluar një takim me banorë të njësisë 10 në kryeqytet, ndërsa iu ka kërkuar votën për partinë LIBRA, për ti mbrojtur tha ai nga vjedhja e partive të mëdha. Blushi tha se tre partite e mëdha janë bere bashke per te vjedhur gjithë Shqiperinë.
Kryetari i Partisë LIBRA, Ben Blushi, në vijim të fushatës së tij “100 ecje në Tiranë” është ndalur në njësine 10 ku gjatë takimeve me banorë të zonës, u kërkoi votën për ti mbojtur sipas tij nga vjedhja e partive të mëdha.
Blushi: Këta kanë bërë një pakt kundër popullit, janë bashkuar të tre kundër popullit. Dhe populli duhet t’ua kthejë mbrapsht me 25 qershor. Unë kam dalë për tu mbrojtur juve nga këta.
Blush u shpjegoi qytetarëve se me bashkimin në një qeveri, tre partitë e mëdha tashmë nuk do ti vjedhin veç e veç, por të gjitha bashkë.