Blushi: Rama e ktheu korrupsionin në sistem, ja pse shkarkohet si i paaftë në 25 qershor
Lajme E Diel, 30 Maj 2021 07:32
“Unë nuk mund ta them tani sesi do të jetë rezultati i zgjedhjeve të 25 qershorit, por di të them që Edi Rama do të shkarkohet si i paaftë. Rama e ktheu korrupsionin në sistem. Të tre palët janë të pavotueshme, asnjëri nuk ka një plan për përmirësimin e situatës së shqiptarëve. E kane mendjen te tepsia. Rama është kryeministri i vetëm në Europë, që thotë “më jepni tepsinë”. I flet subkoshienca, është një grykës. Nuk ka lënë trotuar, shkollë, lulishte, pa ngrënë. E prapë kërkon tepsinë. E vetmja arsye pse shqiptarët duhet të dalin të votojnë më 25 qershor, është që të shkarkojnë Ramën. Ashtu si në 2013. Edhe atëherë nuk fitoi Rama, por humbi Berisha”, u shpreh kreu i LIBRA-s, Ben Blushi.