Blushi: Ramën kryeministër e bën vetëm Sali Berisha

Sipas kreut të LIBRA-s, Ben Blushi, i vetmi person që mund ta bëjë kryeministër Edi Ramën është Sali Berisha.

Inline image 1I ftuar në emisionin “Të PaEkspozuarit” në News24, Blushi i konsideron këto zgjedhje si më të paparashikueshmet dhe shprehet se populli nuk ka ndërmend të votojë Edi Ramën si kryeministër.

“Këto tre parti kanë bërë vetëm një pakt kundër popullit. Do jenë zgjedhjet më të paparashikueshme.  Ramën kurrsesi nuk do ta zgjedhë populli, por vetëm Sali Berisha e zgjedh atë kryeministër,” tha Blushi.

SHKARKO APP