“BMW M5” i ri, nga zero deri në 100 kilometra në orë për 3.2-sekonda (Foto)
Në Frankfurt Motor Show, është prezantuar modeli M5 First Edition nga prodhuesi gjerman BMW.
Kjo makinë me 4.4-litra turbo dyshe V8, që prodhon 600 kuajfuqi, shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, e arrin për 3.2-sekonda, shkruan tg.
Në këtë formë, kjo është makina më e shpejtë që BMW ka prodhuar ndonjëherë, e cila përshpejton brenda një kohe kaq të shkurtër.
Me M5 First Edidion, do të ketë probleme të mëdha modeli AMG E63 S nga Mercedes, për të cilin ky është rivali kryesor.
Të interesuarit për këtë veturë, duhet të paguajnë 118 mijë euro, ndërsa të presin deri në fund të muajit që t’ju dërgojnë në shtëpi.