Boçi-Nikollës: Pasi hoqe Franin nga puna, i përdor djalin për fushatë

Përmes një statusi në rrjetin social facebook, deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka reaguar ndaj ish-ministres Lindita Nikolla, e cila publikoi më herët po facebook, disa foto me një qytetar nga Mirdita i cili kishte qenë me herët në çadrën e PD-së, ndërsa djali i tij tashmë i është bashkuar PS.

“Në Reps prap… Çadra u mbyll, Frani shkoi në punë falë portalit, djali i tij i bashkohet PS”,-shkruante Nikolla.

Boçi shkruan se tashmë Nikolla po përdor Franin për fushatë të cilin e kishte hequr nga puna. Sipas tij, Nikolla po përdor edhe djalin e tij për fushatë.

“Të ka çorientuar fare mungesa e kolltukut të Ministres dhe fushata. Po përdor dhe Franin tani, kushëririn tënd, për të cilin të kam kujtuar që e ke hequr padrejtësisht dhe që është njeriu yt (kështu thoshte se paku vetë Frani). Nuk u mjaftove me kalvarin e Franit, por po përdor dhe të birin tani!
Po ç’portal fitoi Frani?!!  Në fund të vitit shkollor dhe në prag të pensionit?!! Po Frani është mësues shumë i vjetër. Pse tallesh kaq hapur xhanëm me njerëzit”, shkruan deputeti.

SHKARKO APP