Bojkoti i zgjedhjeve nga shqiptarët. Rama dhe Basha ndjehen të shqetësuar, shtyjnë votimin

Orari zyrtar i procesit të votimit ka përfunduar dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për shkak të pjesëmarrjes së ulët të votuesve e ka shtyrë këtë proces me një orë. Pra procesi i votimit ndryshe nga herët e tjera do të mbyllet një orë me vonesë, në orën 20:00.

Ky vendim i marrë nga KQZ, në fakt është i kërkuar nga dy kryetarët e partive kryesore, Edi Rama kreu i Partisë Socialiste dhe Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike. Si Rama ashtu edhe Basha kanë rënë dakord për të shtyrë procesin e votimit në mënyrë që të fshehin turpin, pasi deri më tani, kur ka përfunduar orari zyrtar i këtij procesi, pjesëmarrja është shumë e ulët.

Anëtari i LSI në KQZ, Gëzim Veleshnja tha se një vendim i tillë shkon kundër Kodit Zgjedhor. Kjo pjesëmarrje e ulët nuk lidhet me të nxehtit, sepse përherë proceset zgjedhore janë zhvilluar në muajin qershor. Pjesëmarrja e ulët e qytetarëve nuk lidhet as me festën e Fiter Bajramit, por me bojkotin që kanë bërë vetë qytëtarët në këtë proces zgjedhor. Bojkot ky i deklaruar nga vetë ata në lidhje me zhgënjimin e madh nga partitë që u kërkojnë votën.

SHKARKO APP