Bora mbulon Bogën dhe Qafën e Thores, Rama poston videon magjike
Reshjet e borës kanë mbuluar ditët e fundit Qafën e Thores, në Malësinë e Madhe, një nga pikat më panoramike të Parkut Kombëtar “Alpet e Shqipërisë”.
Kryeministri Edi Rama ka postuar pamje nga kjo rrugë që të çon në Theth, një aks prej 16 kilometrash që e lidh këtë fshat turistik me Qafën e Thores, Bogën dhe Shkodrën. Boga është shndërruar në një pikë të preferuar për turizmin malor si nga turistët vendas dhe ata të huaj.
Ajo është një pikënisje e aventurës mes Alpeve Shqiptare, të cilat fshehin në gjirin e tyre shtigje magjike, që mbeten për t’u zbuluar nga turistët. Në trojet e Bogës janë gjetur dëshmi arkeologjike të vendbanimeve të hershme ilire, që sipas arkeologëve rezultojnë të periudhës romake dhe datojnë nga fundi i shekullit II-shekullin III pas lindjes së Krishtit.
KOHA JONË SONDAZH

