Borchardt – Demiraj: Prioriteti im i parë zgjedhjet dhe lufta kundër blerjes së votave

Ministri i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj priti në një takim kreun e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt me të cilin biseduan rreth plotësimit të standardeve të larta në procesin zgjedhor.

Gjatë bisedës, Borchardt informoi ministrin Demiraj për angazhimin e plotë të Prezencës së OSBE-së në Tiranë për monitorimin e zgjedhjeve dhe veçanërisht të aspekteve të financimit të fushatës zgjedhore.

Nga ana e tij, Ministri i Brendshëm u përqendrua tek prioriteti i tij i parë, garantimin e një procesi zgjedhor të qetë, mos përfshirjen e  Policisë në proces, si dhe neutralizimin e mundësisë së blerjes së votës nga burime te paqarta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri Demiraj theksoi se axhenda e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Shtetit është lufta pa kompromis kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike përmes kontrollit të territorit dhe goditjes së grupeve të strukturuara kriminale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?