Bordi i Paqes nga presidenti Trump, Shqipëria depoziton pranë qeverisë së SHBA-së Instrumentin e Ratifikimit
Ambasada e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka njoftuar se Shqipëria ka depozituar pranë Qeverisë së SHBA-së instrumentin e ratifikimit të marrëveshjes për pranimin në Kartën e Bordit të Paqes. Ambasada e Shqipërisë thekson se ky hap formalizon përfundimisht angazhimin në këtë iniciativë të rëndësishme dhe përfaqëson një tjetër moment domethënës në thellimin e rolit të Shqipërisë në promovimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Sipas njoftimit, depozitimi i instrumentit të ratifikimit pranë Qeverisë së SHBA-së përmbyll procedurat kushtetuese dhe i jep fuqi të plotë juridike angazhimit të ndërmarrë
Njoftimi i plotë:
Sot, Shqipëria depozitoi pranë Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës origjinalin e Instrumentit të Ratifikimit të “Marrëveshjes për pranimin e Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes”.
Ky hap formalizon përfundimisht angazhimin tonë në këtë iniciativë të rëndësishme dhe përfaqëson një tjetër moment domethënës në thellimin e rolit të Shqipërisë në promovimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Depozitimi i instrumentit të ratifikimit pranë Qeverisë së SHBA-së përmbyll procedurat kushtetuese dhe i jep fuqi të plotë juridike angazhimit të ndërmarrë.
Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj forcimit të partneriteteve strategjike dhe ndaj kontributit aktiv në arkitekturën euroatlantike të sigurisë. Krenarë për miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
KOHA JONË SONDAZH


