Bordi rriti çmimin e naftës, Jorida Tabaku: Të ardhurat e shqiptarëve mbeten në 20% të nivelit të BE

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar lidhur me rritjen e vazhdueshme të çmimeve në Shqipëri. Ajo e ka lidhur rritjen e çmimeve në vend drejtëpërdrejtë me modelin ekonomik dhe vendimmarrjen qeveritare. Reagimi erdhi pasi Bordi i Transparencës vendosi të rrisë sërish çmimin e naftës, edhe pas vendimit të sotëm për uljen e akcizës mbi këtë produkt.

Ligjvënësja demokrate thekson se familjet shqiptare po përballen çdo muaj me një realitet gjithnjë e më të vështirë, ku shpenzimet rriten ndërsa të ardhurat mbeten të ulëta. Sipas saj, ‘raporti mes çmimeve dhe të ardhurave është thellësisht i pabarabartë: çmimet në Shqipëri kanë arritur rreth 60% të nivelit të Bashkimit Europian, ndërsa të ardhurat mbeten në vetëm 20% të tyre.’

Tabaku argumenton më tej se kjo situatë nuk është produkt i tregut të lirë, por i deformimit të tij. Ajo evidenton se në sektorë kyç si produktet e shportës dhe karburantet, mungesa e konkurrencës reale ka krijuar struktura oligopoliste, ku çmimet përcaktohen nga aktorë të fuqishëm ekonomikë dhe jo nga rregullat e tregut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një tjetër faktor që rëndon mbi çmimet, sipas saj, janë taksat e larta dhe të komplikuara, të cilat transferohen drejtpërdrejt te konsumatori. Nga karburanti te ushqimet bazë, barra fiskale, sipas Tabakut, ka bërë që kostoja e jetesës të rritet në mënyrë të ndjeshme për qytetarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?