Borxhet/ FMN miraton këstin e radhës prej 35.9 milionë euro për Shqipërinë

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka miratuar sot këstin e radhës prej 35.9 milionë euro të borxhit të akorduar për Shqipërinë 3 vite më parë.

Bordi ekzekutiv i fondit në Uashington ka dhënë aprovimin për lëvrimin e këstit, në kuadër të rishikimit të 8 të programit me qeverinë shqiptare të nënshkruar rreth 3 vite më parë.

Në total, deri më tani janë disbursuar 298 milionë euro. Por edhe pse ka vlerësuar rimëkëmbjen ekonomike, e ndikuar nga investimet në sektorin energjetik dhe rritje graduale e kërkesës së brendshme, FMN lë disa rekomandime për qeverinë në lidhje me borxhin dhe taksën e pronës.

“Reformat fiskale strukturore qe mundesojne tatimin e prones sipas vleres se tregut do te forcojne menaxhimin e financave publike. Politikat e autoriteteve duhet te vazhdojnë të përqendrohen në rregullimin fiskal duke mbështetur rritjen nepermjet lehtesimit monetar”- theksohet në njoftimin për shtyp të FMN-së. Fondi vlerëson gjithashtu se rritja e kredisë mbetet e ngadaltë, duke u kufizuar nga kreditë e këqia.

SHKARKO APP