Borxhi i jashtëm arrin në 7.88 miliardë euro

Borxhi i jashtëm i ekonomisë shqiptare në fund të tremujorit të dytë të këtij viti arriti në 7.88 miliardë euro. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, borxhi i jashtëm u rrit me 2.7% ose rreth 210 milionë euro që nga fillimi i vitit. Vetëm gjatë tremujorit të dytë, borxhi u rrit me 91 milionë euro. Rritja e borxhit të jashtëm të ekonomisë për këtë tremujor ishte e shpërndarë në mënyrë pothuajse të barabartë mes sektorit publik dhe atij privat. Borxhi i jashtëm i qeverisë shqiptare u zgjerua më tej në shumën e 3.36 miliardë euro, me një rritje prej 43 milionë eurosh për tremujorin.

Që nga fillimi i vitit, borxhi i jashtëm i qeverisë shqiptare u rrit me 2.1%. Një rritje relativisht të lehtë regjistroi edhe borxhi i jashtëm i sektorit privat. Borxhi i shoqërive tregtare ndaj subjekteve jorezidente arriti në 1.3 miliardë euro, në rritje me 11 milionë euro për tre muaj. Ndërkohë, vijoi rritja e borxheve që kompanitë e huaja kanë ndaj aksionerëve të tyre, që për tremujorin u rritën me 39 milionë eurove. Vlerësohet se huatë për investime direkte arritën në afro 1.85 miliardë euro, në rritje me 4.5% që nga fillimi i vitit. Për sa i takon sistemit bankar, vlera e detyrimeve të jashtme regjistroi një rritje të lehtë në vlerën e 1.3 miliardë eurove, me një rritje prej vetëm tetë milionë eurosh në tre muaj. Në kushtet e bollëkut të likuiditetit nga depozitat e publikut dhe të një kërkese të dobët për kredi, bankat nuk kanë shumë nevojë të kërkojnë burime financimi shtesë, përmes huave të jashtme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?